-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Erdogan në krah të Zelenskyt, mbështetje për anëtarësimin në NATO

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu të shtunën herët mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke thënë se vendi i shkatërruar nga lufta meriton t’i bashkohet aleancës.

Zoti Erdogan i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mbërriti në Turqi në kuadër të një turneu evropian për të siguruar mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Udhëheqësit e NATO-s që takohen në Vilnius të Lituanisë javën e ardhshme pritet të riafirmojnë se Ukraina do t’i bashkohet aleancës së tyre në të ardhmen.

“Nuk ka dyshim se Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO”, u tha Erdogan gazetarëve.

Mbështetja e tij për Ukrainën vjen pasi Turqia ka vonuar dhënien e miratimit përfundimtar për anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke thënë se Stokholmi nuk po godet sa duhet militantët kurdë dhe grupet e tjera që Ankaraja i sheh si kërcënim për sigurinë e saj.

Suedia, së bashku me Finlandën, hoqi dorë nga statusi i vendit neutral që e mbajti për disa dekada dhe aplikoi për anëtarësim në NATO-n pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës vitin e kaluar.

Parlamenti i Turqisë ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në fillim të këtij viti, pasi Ankaraja shprehu kënaqësinë me përpjekjet e saj për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë.

Presidenti Erdogan tha gjithashtu se Turqia po punonte drejt zgjerimit të një marrëveshjeje për drithin, të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, e cila i ka hapur rrugën eksportit të më shumë se 30 milionë tonë drithërave ukrainase përmes Detit të Zi.

Marrëveshja, e cila ndihmoi në zbutjen e rritjes së çmimeve globale të ushqimit, do të skadojë më 17 korrik. Rusia ka hezituar të zgjasë marrëveshjen, duke përmendur pengesat për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit