Debat, akuza dhe përplasje e fortë verbale. Në orën 16:00 është mbledhur Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend për të vendosur nëse do të pranojë apo jo kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin ish-zv/kryeministrit për ta arrestuar për dosjen e inceneratorëve.
LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar mbledhje me dyer të hapura kundër kërkesës së SPAK-ut për të qenë e mbyllur për shkak të sekretit hetimor. Deputetja socialiste Ermonela Felaj ndërhyri duke kundërshtuar.
Misteri dhe dyshimet/ Avokatët: S’e dimë ku ndodhet Ahmetaj!
Replikoi direkt Ervin Salianji. “Je e përfshirë njësoj dhe je pjesë e dosjes dhe prandaj e kërkon të mbyllur mbledhjen”, është shprehur ai.
“Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë. Lëri njerëzit të kuptojnë që t’i njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi” i tha Bardhi.
Kaq mjaftoi që debati të precipitonte. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e ndërpreu për disa minuta mbledhjen.
Sherr në Këshillin e Mandateve, Ahmetaj mungon, PD: Hapni dyert