E rëndë në Tiranë/ Fëmija gjendet i vdekur brenda makinës në garazh

Një fëmijë 13-vjeç ka ndërruar jetë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Babrru. I mituri është gjetur nga familjarët pa shenja jete brenda automjetit në garazhin e banesës. Paraprakisht, policia thotë se dyshohet se vdekja e 13-vjeçarit është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /5pyetjet.al