-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK çon për ekspertim dy “USB”-të që gjeti në shtëpitë e Ahmetajt

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme një ditë pasi ka sekuestruar kompjutera, USB dhe laptopë në banesat e Arben Ahmetajt i ka dërguar për ekspertim.

Qëllimi është për të nxjerrë të dhëna të dobishme që sjellin përparimin e hetimeve për sa i përket implikimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe njerëzve të tij.

Kjo formë ekspertimi solli sukses në hetime gjatë kontrollit kompjuterik të telefonit “Black Berry” të sekuestruar në muajin Mars 2023 në banesën e Ahmetaj dhe verifikimit të laptopit të Klodian Zotos.

12 ditë kanë kaluar prej së premtes së 7 Korrikut kur drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani firmosi shkresën drejtuar Kuvendit që i kërkonte që t’i jepnin autorizimin për arrestimin e ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj.

Një javë më pas, të premten e mori autorizimin dhe ia nisi gjykatës. Prej këtij momenti dhe në vazhdim ka vetëm mister.

Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë reagim apo sqarim për mediat se kush po e pengon firmosjen e urdhrit për arrestimin e politikanit socialist, hierarkia më e lartë që përballet me ligjin në pluralizëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit