-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama tender 40 mln lekë për pishinën e vilës së Begajt (Dokumentet)

Kryesoret

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi direkte të Kryeministrisë ka hapur një tender me vlerë 43 milionë lekë pa TVSH për restaurimin e vilës nr. 4. Rikonstruksioni do të jetë i pjesshëm. Në faqen e prokurimeve publike relacioni sqaron se vila nr.4 ndodhet në hyrje të rreth rrotullimit Sauk, Tiranë në fshatin SOS. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderit.

Në dokumente theksohet se vila u ndërtua si qëllim për strehimin e familjes presidenciale dhe tani rikonstruksioni synon ngritjen në standardet europiane.

Vila u ndërtua si qëllim për strehimin e familjes presidenciale gjatë mandatit të caktuar si dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme të familjes presidenciale.

Gjatë vizitave dhe inspektimeve në objekt janë vënë re disa problematika të cilat kanë nevojë për ndërhyrje për të përmirësuar kushtet e viles sipas standardeve të ndërtimit” thuhet në dokumentacion.

Në preventiv parashikohen punime riparimi hidraulike, elektrike se bashku me pishinën, etj. Hidroizolim i fugave të veshjes me gurë dekorativ dhe llakimi i murit në krahun lindor të pishinës.

Me shumën e vendosur në dispozicion kërkohet rregullimi i pishinës, vendosja e shkallëve, veshjet me pllaka, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit