Xhemi Shehu është një prej moderatoreve shqiptare që e mban jetë private shumë larg rrjeteve sociale.
Ajo ka preferuar që bashkëshortin e saj, Elvisin ta mbajë larg vëmendjes publike dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale foto së bashku me të.
Bashkëshortin e Xhemit, i cili është biznesmen, e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike vite më parë.
Megjithatë, së fundmi ka qenë mikesha e saj Arbana Osmani që ka thyer rregullin e Xhemit disi. Arbana ka ndarë një foto në Instagram ku shihen: Eduarti, Xhemi dhe bashkëshorti i saj duke darkuar.
Kujtojmë se Xhemi dhe Elvisi kanë dy djem, Gabrielin dhe Martinin.










