Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e sotme në rezervuarin e fshatit Grabovicë në Pogradec.
Viktima banues në Leshnicë, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.