Merr flakë makina në Tiranë! Bllokohet qarkullimi, tymi mbulon “Astirin”

Zona e Unazës së Re në “Astir” është mbuluar nga tymi pasditen e sotme. Shkak është bërë djegia e një makine, e cila ka bllokuar qarkullimin për disa minuta. Ende nuk dihet shkaku që shkaktoi zjarrin që më pas dogji makinën. Drejtuesi i makinës ka dalë me shpejtësi pa pësuar lëndime. /5pyetjet.al