-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Kryesoret

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në këtë asociacion gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të këtij entiteti më 22 gusht.

“Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Veriut e cila marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t’u anëtarësuar në Asociacion,” thuhet në njoftimin e AKK-së.

Pas anëtarësimit, sipas njoftimit të AKK-së, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, u shpreh i lumtur me votimin unanim dhe tha se do të japë kontribut për adresimin e sfidave të qeverisjes lokale.

Asociacioni i komunave të Kosovës funksionon në Kosovë është themeluar për të përfaqësuar dhe për t’u shërbyer interesave të anëtarëve të saj.

Pjesë e këtij Asociacioni janë 34 komuna të Kosovës. Kuvendi ka 126 anëtarë dhe përbëhet nga të gjithë kryetarët e komunave dhe nga një këshilltar i zgjedhur për secilin nga dhjetë këshilltarët komunalë dhe përfaqësues nga komunitetet jo-shumicë në kuvendet e komunave.

Misioni i këtij Asociacionit është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike përmes përpjekjeve të përbashkëta me komunat dhe përmes tyre të arrihet një performancë e kualitetit të lartë në shërbimin e nevojave për anëtarët e saj. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit