Qeveria e Japonisë ka lëshuar një lajmërim urgjent duke thënë se Koreja e Veriut duket se ka lëshuar një raketë dhe banorët e prefekturës Okinawa duhet të shkojnë brenda për t’u mbrojtur.
Vihet re se 24 orë më parë, kryeministri japonez Fumio Kishida i kishte kërkuar Phenianit të anulonte lëshimin e afërt të raketës, tre muaj pas përpjekjes së mëparshme të dështuar.
“Kam kërkuar nga ministrat (japonezë) të informojnë publikun, të bashkëpunojnë me vendet e interesuara dhe t’i bëjnë thirrje Koresë së Veriut të anulojë këtë nisje, si dhe të marrë të gjitha masat e mundshme për t’u përgatitur për çdo eventualitet të paparashikuar”, tha Kishida.