Helmohen 20 turistë në Vlorë, përfundojnë në spital

Pasditen e sotme janë paraqitur mbi 20 turistë në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi. Mësohet se ata janë helmuar nga ushqimet që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike. Turistët ishin me guidë turistike duke bërë turin Karaburun-Sazan. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen.   /5pyetjet.al