-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Marrim shënime”, gjimnazistët shqiptarë në Serbi pa libra në gjuhën amtare

Kryesoret

Nxënësit e shkollave të mesme në Serbi, të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, këtë vit shkollor e nisën pa tekste në gjuhën e tyre amtare.

Problemi i kamotshëm i mungesës së teksteve në gjuhën shqipe është zgjidhur për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2021.

Por, gjimnazistët vazhdojnë t’ia dalin në mënyra të ndryshme, thotë A. M., banore e Preshevës. Vajza e saj shkon në gjimnazin “Skënderbeu” në këtë komunë në jug të Serbisë, të populluar me shumicë shqiptare.

“Librat i blejmë në Kosovë, vajza merr shënime në orë, ndërsa disa mësime ia dërgon edhe një e afërme nga Prishtina,” thotë A. M., identiteti i plotë i së cilës është i njohur për redaksinë e REL-it në Beograd.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, por Serbia e konteston atë edhe sot e kësaj dite. Dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2013.

Sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, në Serbi ekzistojnë tri shkolla të mesme dy në Preshevë dhe një në Bujanovc ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Mungesa e teksteve në gjuhën shqipe shkakton probleme serioze në realizimin e orëve në Shkollën e Mesme Teknike në Preshevë.

Telat Arifi, drejtor i kësaj shkolle të mesme profesionale me 498 nxënës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nxënësit nuk kanë fare tekste në gjuhën shqipe, por se profesorët i transkriptojnë mësimet e caktuara, me të cilat pastaj shërbehen nxënësit.

“Profesorët shfrytëzojnë tekste shkollore nga Shqipëria, Kosova dhe Beogradi, të cilat përpiqen t’i përkthejnë sa më profesionalisht dhe të improvizojnë disa lloj shkrimesh, nga të cilat mund të mësojnë nxënësit,” thotë Arifi./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit