EMRI/ Makina merr para këmbësorin, humb jetën 68-vjeçari në Malësi të Madhe

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Aliaj ku një makinë ka përplasur këmbësorin. Për pasojë ka mbetur i vdekur 68 vjeçari, Llesh Peposhi. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit një 20-vjeçar. /5pyetjet.al