-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Radha e Asllanit të tregojë veten, Interi me dy mungesa titullarësh në Champions League

Kryesoret

Real Sociedad dhe Interi do luajnë nesër në 21:00 për grupin D në raundin e parë të Champions League. Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi ka marrë dy lajme të këqija këtë mesditë, para nisjes për në Spanjë.

Në “San Sebastian”Interi nuk do ketë të gatshëm Juan Cuadrado dhe Hakan Calhanoglu. Kolumbiani vuan një dëmtim në tendinën e gjurit, me trajnerin që u detyrua ta lërë në “Appiano Gentile”.

As Hakan Calhanoglu nuk do jetë me ekipin, kjo pasi turku ka një tendosje të lehtë në kofshë, me stafin që nuk ka kërkuar të rrezikojë duke e lënë në Itali. Me dy mungesa në mesin e fushës, mundësitë që Kristjan Asllani të marrë minuta në Champions League janë të mëdha.

Veç Asllanit, Inzaghi ka të gatshëm edhe Frettesin dhe Mkhitaryan për këtë pozicion. Kujtojmë se zikaltërit vijnë si nënkampionë të këtij kompeticioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Leave a Reply

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit