-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos provoko”! Përplasja e Ramës me Rusinë: Ndalni luftën dhe Zelensky nuk flet

Kryesoret

Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit po drejton sot në OKB një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”. Seancën e drejton kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në tryezë merr pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve.

Që në fillim të mbledhjes kryeministri Edi Rama në cilësinë e drejtuesit të Këshillit u përfshi në një debat me ambasadorin rus në OKB, Vasily Nebenzya. Shkak ishte miratimi i rendit të ditës, ku Edi Rama njoftoi se Presidenti ukrainas Zelensky do të flasë në fillim përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Këtë e kundërshtoi ambasadori rus duke e cilësuar si spektakël. Gjithashtu kundërshtoi praninë e Bujar Osmanit, ministrit të Jashtëm të Maqedonisë në cilësinë e drejtimit të Presidencës së OSBE-së.

Debati mes Edi Ramës dhe ambasadorit rus Vasily Nebenzya

Ambasadori rus: Zoti President u nxituat të thoni që “u vendos” (rendi i mbledhjes), mbi çfarë baze i thatë fjalën Zelenskyt dhe mbi çfarë baze u vendos që të thirret Bujar Osmani?

Edi Rama: Mbajta shënim komentet dhe do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin. Në këndvështrimin tim duhet të ishte zgjidhur në nivel teknik që të procedonim te thelbi i diskutimeve tona.

Ambasadori rus: Me kënaqësi zoti kryetar. Ne nuk besojmë që argumentet që paraqitët janë bindëse. Ka një sërë anëtarësh që do të përfaqësohen sot në nivel të krerëve të shteteve. Pse i është vënë përparësi presidentit të Ukrainës? Do ju paralajmëroja që nëse sot, miratoni vendime duke i rënë çekiçit, presidenca shqiptare do të përballet me shkelje dhe i bie që rregullat nuk vlejnë për ju. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit i kanë dëgjuar këto fjalë përmes video-mesazheve. Këtu ka një shkelje. Sepse udhëtimi për të ardhur dhe për të folur këtu i Zelenskyt, shihet si një privilegj. Në vend të të cilit, në seancën e fundit përfaqësuesi i Kievit foli përmes videos. Kjo rrezikon që të kthehet në një shfaqje me një person. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e presidentit ukrainas, por kjo do të jetë një spektakël. Vendet jo anëtarë duhet të flasin pas vendeve anëtare.

Sa i përket pjesëmarrjes së kryetarit të OSBE-së, kjo nuk ka të bëjë me shtetësinë e tij (shqiptare), ne kundërshtuam në këtë nivel, këtë ia bëmë të qartë edhe Presidencës shqiptare edhe dje. Mesa di nuk ka pasur diskutime të hapura dje këtu apo në Vjenë. Çdo kryetar në detyrë i OSBE-së apo përfaqësues i tyre duhet të jenë në përputhej me mandatin e tyre. Nëse presidenca shqiptare këmbëngul ne besojmë se ai mund t’i japë zë vetëm zërit konsensual të kësaj organizate. Pjesëmarrja e zotit Osmani shërben për të çuar përpara rregullat e njëanshme. Presidenca shqiptare ka treguar mospërfillje flagrante ndaj këtyre praktikave dhe ka vendosur bindjen e NATO-s mbi ato të këshillit të sigurimit. Për fat të keq Shqipëria nuk ka mund ta menaxhojë.

Edi Rama: Duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave është një goditje mjaft mbresëlënëse. Por duke qenë e përsëritët. Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën.

Ambasadori rus: Zoti President dua të tërheq vëmendjen se po veproni si kryetar i këshillit të sigurimit dhe jo përfaqësues i Shqipërisë.

Edi Rama: Sapo iu përgjigja sapo m’u drejtuat si kryeministër shqiptar. Nëse nuk doni t’ju përgjigjem si kryeministër shqiptar, mos më provokoni.

Ambasadori rus: Zoti kryetar, ju drejtohem vetëm si kryetar i këshillit të sigurimit. Ju lutem përmbahuni nga qëndrimet politike.

Edi Rama: Ishit ju që folët për NATO-n dhe Shqipërinë në NATO. A mundet të vijojmë tani me lejen tuaj?

LIVE-Shqipëria drejton seancën e Këshillit të Sigurimit, ndërhyn Rusia: U nxituat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit