-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dashuria e çoi në burg, kërcënonte ish-partnerin, dënohet 21-vjeçarja shqiptare në Greqi

Kryesoret

Një e 21-vjeçare shqiptare është dënuar me 8 muaj burg në Rodos të Greqisë, pasi kërcënonte ish-të dashurin e saj, po ashtu shqiptar.

Sipas mediave greke, e reja u shpall fajtore për kanosje dhe fyerje të ish-partnerit të saj 26-vjeçar dhe dëmtim të motorit të tij.

Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2023, në shtëpinë e 26-vjeçarit, ku 21-vjaçarja kishte shkuar gjatë orëve të mëngjesit në banesën e tij.

Vajza e kërcënoi se do t’i digjte shtëpinë dhe makinën e tij, ndërsa në korrik, ajo pohoi se kur ai i tha se donte të ndaheshin, ajo filloi të sulmonte atë dhe familjen e tij.

Në gusht kur u takuan për t’i thënë që të ndalonte kërcënimet dhe ofendimet, ajo e priste me shkop në dorë dhe sapo e pa e sulmoi 26-vjeçarin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit