Presidenti Bajram Begaj u takua në Nju Jork edhe me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II.
Begaj vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Ata u ndalën tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me fokus të veçantë turizmin.
Presidenti vlerësoi gjithashtu rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.