Kandidati socialist Albert Halilaj është pranë fitores në Kukës. Rezultati sa vjen edhe thellohet në kutitë e fundit që po numërohen. Mbi 3 mijë vota është në avantazh deri tani. Kryeministri Edi Rama shkruan se kjo është një fitore shembullore.
“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin. Faleminderit Kukës, faleminderit të gjithëve” shkruan Rama.
Zgjedhjet e parakohshme në Kukës erdhën pas skandalit seksual që detyroi Safet Gjicin që të japë dorëheqjen që u shoqërua me arrestimin e tij.