Vrasje me armë zjarri në Rrëshen

Tronditet Rrësheni. Një person është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme. Viktima është Martin Bardhi. Ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Pista e parë ku po hetohet është hasmëria dhe konfliktet e vjetra që ka pasur. Policia ka rrethuar zonën, por autorët kanë arritur që të largohen me shpejtësi. /5pyetjet.al