-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Radojçiç, Prokuroria e Beogradit: Bleu armë nga Bosnja dhe i dërgoi në Kosovë

Kryesoret

Pas njoftimit për arrestimin e tij organizatori i sulmit në veri të Kosovës, Milan Radojçiç është intervistuar sot për vepra si “shoqatë me qëllimin për të kryer akte kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi ilegal i armëve dhe substancave eksplozive” dhe “krime serioze kundër sigurisë së përgjithshme”.

Sipas mediumi “Kossev”, ish-nënkryetari i Listës Serbe ika mohuar këto akuza.

Zyra e Prokurorit në Beograd, raportohet se ka konfirmuar se Radojiçiç është marrë në pyetje sot.

“Ai është intervistuar nën dyshimet që, tani për tani, me disa persona të panjohur, ka kryer krimin e “shoqatëës për qëllim të kryerjes së veprave kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi i armëve si dhe substancave eksplozive”, si dhe “akte serioze kundër sigurisë së përgjithshme,”  ka thënë Zyra e Prokurorit.

Më tej në raport mësohet se Radojiçiç akuzohet që blerë armët nga Bosnja e Hercegovina në një periudhë prej nëntë muajsh këtë vit, të cilat më pas i ka transportuar në Kosovë, kështu që në fund të muajit shtator ka vendosur në rrezik njerëzit e fshatit Banjska.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit