-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autobusi ra nga 10 metra dhe mori flakë, shefi i zjarrfikëses: Njerëzit u bllokuan brenda

Kryesoret

Një tragjedi ka tronditur mbrëmjen e djeshme Italinë ku pas rënies së një autobusi nga mbikalimi i Mestre kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur 40 të tjerë.

Mësohet se mes viktimave janë edhe dy fëmijë. Një tjetër detaj tronditës i zbardhur nga mediat italiane është se viktimat kanë humbur jetën nga flakët të cilat përfshinë autobusin duke i djegur për së gjalli.

Shefi i zjarrfikëses, Mauro Luongo ka pohuar për mediat italiane se nxjerrja e njerëzve ishte e ndërlikuar.

“Nxjerrja e njerëzve ishte e ndërlikuar,” kështu tha Luongo, ndërsa arkivolet me trupat e aksidentit të autobusit që ndodhi në Mestre të Italisë u morën gradualisht në disa furgona të Mbrojtjes Civile.

“Ishte mjaft i mbushur: ne numëruam 39 persona duke përfshirë disa të mitur. Ishte një operacion kompleks. Ndër vështirësitë ishte fakti që autobusi ishte elektrik, pra me bateri. Fatkeqësisht nga përplasja morën flakë. Bateritë kanë probleme kritike kur janë të nxehta”, tha ai.

Tragjike, rritet numri i viktimave në Itali, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

Autobusi fluturoi nga 10 metra lartësi, mes 15 të vdekurve edhe dy fëmijë

“Ka shumë të vdekur…”! Lot dhe zi, fjalët e para nga tragjedia me fëmijë e të rritur

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit