-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kanë masakruar fëmijë e të moshuar”, ja çfarë rrëfen ish-ushtari izraelit nga lufta

Kryesoret

Ndërkohë që luftimet në Izrael vazhdojnë, izraelitët po mundohen të mësojnë përmasat e sulmit të së shtunës nga grupi militant Hamas dhe pasojat që ai do të ketë mbi të ardhmen e vendit.

Një ish-ushtar izraelit, i shndërruar në aktivist kundër luftës dhe një analist sigurie në Jerusalem i thanë koleges Garentina Kraja se shkalla e tragjedisë përbën një katastrofë epike për Izraelin dhe shprehin shqetësimin se nga ky moment jetët e tyre do të ndryshojnë përgjithmonë.

Për Ariel Bernstein, një ish ushtar izraelit i shndërruar në aktivist kundër luftës, sulmi i grupit militant Hamas ndaj Izraelit i ngjan një skenari apokaliptik, për dhunën mizore të së cilit, siç thotë ai, është aq i tronditur, sa e ka të vështirë të gjejë fjalët për ta përshkruar.

“Mënyra se si të moshuarit, gjyshërit dhe nipat e tyre janë masakruar në shtëpitë e tyre, se si i kanë tërhequr për flokësh dhe i kanë poshtëruar në grumbuj kufomash. Fëmijë të tmerruar, të rrëmbyer e ndarë nga prindërit.

Mungesa e mbrojtjes për këto familje të pambrojtura në shtëpitë e tyre, të fshehur në dhomat e tyre, duke u munduar të mbrohen, ndërkohë që terroristët dogjën shtëpitë e tyre me ta të gjallë brenda. Familje të djegura së bashku, të vrara… Është shumë e vështirë,” tha Bernstein.

Ato që zoti Bernstein përshkruan janë copëzat e pamjes së trishtë, që po dalin në pah që nga dita e së shtunës, kur mijëra pjesëtarë të Hamasit depërtuan në Izrael, duke sulmuar pikat ushtarake izraelite, vendbanimet civile dhe rrethuar e zënë në pritë qindra të rinj që po merrnin pjesë në një festival muzike për të festuar përmbylljen e një feste hebraike./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit