Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje për formimin e njësinë e përbashkët hetimore.
Marrëveshja është nënshkruar të martën nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), Altin Dumani.
Sipas një njoftimi të Prokurorisë, kjo njësi do të përbëhet nga prokurorë të të dyja prokurorive përkatëse. Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje në mes të dy krerëve të institucioneve të ndjekjes, thuhet se parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit.