3-vjeçari Brian Spahiu, i cili vdiq pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për dhëmbët në klinikën e mjekut, Roland Xhaxho, referuar ekspertizës mjeko-ligjore, ka humbur jetën pasi anestezia i ka sjellë isuficencë multiorganore.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore “shenjat e shpimeve mjekësore të vërejtura në trupin e Brian Spahiut janë pasojë e manipulimeve mjekësore”.
“Mbetja e vjetër e plagës e vërejtur në lëkuren e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale”, thuhet mes të tjerash në ekspertizë.
Brian Spahiu u dërgua nga familjarët e tij në datën 28 Shtator në spital për t’i rregulluar dhëmbët. Ndërhyrja do të bëhej me anestezi totale. Në darkë ai ka shfaqur komplikacione dhe dy ditë më vonë humbi jetën në QSUT.