Një person ka ndërruar jetë në Berat. Sipas policisë rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho” dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është hedhur nga kati i pestë i një pallati A.R. 50 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.
Nga deklarimet e familjarëve A.R, prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.