-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Derbi i Italisë mbyllet pa fitues dhe me shumë tension

Kryesoret

Pak raste, shumë tension, dy gola të shënuar dhe asnjë fitues. Është ky bilanci i derbit të Italisë, që zgjati deri në fundin e pjesës së parë, pasi i gjithë 45-minutëshi nuk prodhoi asnjë rast të vetëm dhe u karakterizua nga protestat e shumta ndaj vendimeve të arbitrit Guida, që thuajse e humbi kontrollin e sfidë.

Ndeshja u ndez nga një gol i Vlahovic, pas një kundërsulmi të shpejtë të Juventusit, teksa në të njëjtën mënyrë u kundërpërgjigjën edhe zikaltrit, këtë herë me kapitenin Lautaro Martinez, që shënoi golin e 13 sezonal.

Vërshëllima finale la në fuqi barazimin 1-1, që nuk ndryshon asgjë në renditje, me Interin që kryeson me 32 pikë, i ndjekur nga Juventusi me 30.

Në këtë përballje u aktivizua dhe Asllani, i cili zbriti në fushën e lojës në minutën e 83′.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit