Në orët e para të së dielës, konkretisht në 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, automjeti i tij është goditur me plumba.
Rasti është hapur si “tentativë vrasje”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Express se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka pasur dëshmi se aty është shtënë me armë zjarri.
Policia po punon për kapjen e autorëve.