Arsenal mori një fitore mjaftë të rëndësishme përballë Brighton, me rezultatin 2-0.
Një përballje aspak e lehtë kundër një kundërshtari i cili mund ti hapte shumë probleme, por në fushë nuk rezultoi kështu.
“Topçinjtë” dominuan përgjatë gjithë takimit, pavarësisht se pjesa e parë nuk dhuroj gola, gjithçka u vendos në të dytën.
Gabriel Jesus gjeti golin e parë në minutën e 53-të duke kaluar në avantazh vendasit, brighton u përpoq të gjente barazpeshën, por ekipi i De Zerbit po vuan listën e gjatë të dëmtimeve , faktor i cili u reflektua dhe në fushë.
Në mbyllje të takimit Havertz siguroi golin e fitores, duke rrëmbyer dhe tre pikët.
Një sukses i cili ka shumë peshë në renditje me Artetën dhe të tijët që rrëmbejnë kreun e Premier League në kuotën e 39 pikëve.
Gjithashtu kjo fitore vlen dhe për të shtuar presionin tek Liverpool, me “the reds” që do të presin Manchester United në shtëpi.