Tirana ka marrë një fitore të thellë në Rrogozhinë përballë kryesuesve të kampionatit Egnatias, me rezultatin 0-5.
Bardheblutë vinin në këtë përballje me asnjë fitore në katër sfidat e fundit, dhe në fushë u treguan thjesht të papërmbajtshëm, të ndihmuar dhe nga një karton i kuq i mbrojtësit rival Albano Aleksi.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kryeqytetasve 0-1, falë golit të Haxhiut.
Megjithatë Egnatia ishte ende në garë, të paktën deri në minutën e 66-të ku aleksi pa ti tregohej në fytyrë kartoni i kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Latifit.
Një episod i cili vulosi përfundimisht fatin e sfidës, pasi 2 minuta më vonë Latifi shënoj të dytin për Tiranën, i ndjekur nga Haxhiu, Abazaj dhe sërish Latifi për të mbyllur gjithçka në shifrat 0-5.
Një fitore e cila ngjit Tiranën në vendin e 3-të në renditje me 26 pik.
Egnatia nga ana tjetër pavarësisht disfatës së thellë mban sërish vendin e parë me 37 pik, dhe shpreson në një ngecje të Partizanit ndaj Erzenit për të mbajtur distancën.