-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është Gani Tusha, shqiptari që ekzekutoi maqedonasin në Greqi

Kryesoret

Është bërë publike fotoja e Gani Tusha, maqedonasi me origjinë shqiptare i cili, i cili dyshohet se ka vrarë maqedonasin Orhan Bajramin (personi në të djathtë).

Ekzekutimi ka ndodhur në datë 15-07-2023 në Hanioti të Kalkidhikisë, ku një grup personash ende të paidentifikuar qëlluan me pistoletë Orhan Bajramin, duke e lënë të vdekur në vend, i plagosur rëndë ngeli dhe Sead Sezlovjk.

Hetimet treguan se autor i ngjarjes është Gani Tusha alias Marku i datëlindjes 1991, shtetas i Maqedonisë së Veriut me orgjinë shqiptare, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij, edhe këta shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare.

Vetëm 300 metra nga vendi i ngjarjes policia gjeti pistoletën e krimit.

Ato u analizuan me metodën e ADN dhe gjetjet e lëndëve organike në to, janë të autorit të dyshuar, Gani Tusha.

Policia greke thotë se Tusha mbahet në një burg të Shkupit, pasi akuzohet se ka vrarë dy anëtarë të një organizate rivale marsin e kaluar. Ai u arrestua fill mbas ekzekutimit të Bajramit në Kalkidhiki, por deri tani nuk ishte akuzuar për këtë krim.

Ndaj tij u lëshua një urdhër arresti dhe kërkesë për ekstradim.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit