-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë! Babai vret gruan dhe tre vajzat: Më trajtonin si qen

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago, SHBA, ku një baba akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij. Sipas tij gruaja ishte e përdalë dhe mendonte vetëm paratë.

Sipç raporton “CBS News” , 63-vjeçari quhet Maher Kassem ndërsa viktimat u identifikuan si i Majeda Kassem, 53 vjeç; binjakët Halema Kassem, 25 vjeç; dhe Hanan Kassem, 25 vjeç; dhe Zahia Kassem, 24 vjeç.

Autoritet thanë se Kassem qëlloi shtatë herë gruan e tij, Majeda, dhe secila vajzë u qëllua dy herë, ka qenë vet 63-vjeçari ai që ka lajmëruar policinë.

Gjithashtu zyrtarët se Kassem ishte bashkëpunues me policinë dhe pranoi të shtënat. Kasemi tregoi se sherri nisi për financat e familjes.

63-vjeçari ka dëshmuar se ngjarja filloj prej një debati me gruan e tij në lidhje me financat e dobëta të familjes, 63-vjeçari ka thënë se bashkëshortja e tij mendonte vetëm paratë dhe nuk kishte marrë kur mbrapsht respekt nga familjarët e tij.

“Ajo më trajtonte si një qen” tha Kassem para prokurorëve, “kam punuar 40 vjet, dhe kam punuar gjithë jetën për t’i dhënë familjes time një shtëpi më të mirë, dhe ata më trajtojnë si një shërbyes.”

Dëshmitarë i ngjarjes ka qenë dhe djali 19-vjeçar i çiftit, i cili kur filloj konflikti ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit. I riu tregoi se sherri kishte filluar në bodrumin e shtëpisë, ku nëna dhe motrat e tij ishin duke debatuar me të atin me tone të larta në lidhje me paratë.

19-vjeçari deklaroi se kur zbriti poshtë për shkak të zhurmës pa nënën të shtrirë për tokë, më pas para syve të tij babai qëlloj  motrat për vdekje.

Ndërkohë, qindra vajtues u mblodhën në Fondacionin e Xhamisë në Bridgeview për një lutje në nder të katër grave që u vranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit