Pak ditë më parë në Tiranë ndërroi jetë një vajzë 28-vjeçe, Irida Hasalla. Familja akuzoi Spitalin Amerikan për neglizhencë dhe faktin që nuk duhet ta fusnin në sallën e operacionit për shkak se ishte me tumor.
Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës gjatë një bisedë për “5Pyetjet.al” listoi të gjitha shkeljet që sipas tij kanë bërë mjekët. Tha se nuk ka besim që do të ketë drejtësi.
“Dje fola me ekspertin që sapo dorëzoi procedurat në gjykatë. Përderisa Spitali Amerikan është nën pushtetin e Ramës, shpresat na janë prerë. Unë e kam cdo gjë më fakte nga Belgjika.
Operacioni zgjati vetëm dy orë, ndërkohë që duhet të zgjaste 12 orë. Në momentin që motrës i ra tropoza, nuk kishte çorapet antitrombozë.
Firmën për operacionin e ka dhënë vetëm motra dhe askush nga familja. Kartela ndodhet në duart e ekspertëve. Një njeri që vuan nga kanceri nuk i lejohet të futet fare në operacion” tha ai.
Më tej, Arenci rrëfeu se mjekët i kishin dhënë garanci të plotë motrën se gjithçka do të shkonte mirë.
“Mjeku, e siguronte që ky operacion që do të bënte motra, disa heqje kile dhjamore që do i bënte mirë në sëmundjen që ka dhe që do të kalonte pa problem. Pasi motrës i ra trompozë, ishte shoqja e motrës”.
Ai tregoi edhe momentet e fundit të motrës. “Kur shkova në reanimacion ishte e kotë, se i punonte vetëm zemra. Ishin mjekët të gjithë, pyeta “kush e ka marrë përsipër motrën time ta operojë kur ajo është me kancer?”.
Unë, tha ajo (mjekja). Pas dy ditësh gënjente. Lutej për motrën time. Edhe kur trupi ka qenë në sallë, pa çorapet e trompozës. I kemi të gjitha provat”.
Fjalët e fundit motra i tij i shkëmbeu me kushërirën e parë. “Me motrën nuk fola, se nuk kishte ndenja më. Kur motra i tha infermieres se dua të shkoj në banjë, u ngrit në këmbë, i ra tropozë dhe nuk u përmend më.
Motra ka folur me vajzën e xhaxhait, i ka thënë “kam vjedhë shumë sot, kam nxjerrë shpirtin. Nuk ndihem mirë”. Ajo ishte me kimio të rëndë. Unë do të pres përgjigjen e gjykatës pastaj do të fillojmë me procedurat” përfundoi ai.









