-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA/ Bie mbështetja e amerikanëve për Joe Biden, shkak ekonomia

Kryesoret

Një anketim i fundit tregon se amerikanët janë të shqetësuar për politikat ekonomike të Presidentit Joe Biden, pavarësisht se në mënyrë të vazhdueshme administrata ka vënë në dukje shifrat pozitive të ecurisë së ekonomisë. Siç njofton nga Shtëpia e Bardhë korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell anketimi tregon se përkrahja për zotin Biden në janar ishte në nivelin 38 për qind, çka lë shteg për një garë të ngushtë me sfiduesin Donald Trump

Sipas administratës së Presidentit Biden, Shtetet e Bashkuara po shënojnë rritje të ekonomisë.

“Gjatë tre viteve të fundit, Presidenti Biden dhe unë kemi ulur kostot, kemi krijuar mundësi dhe po ndërtojmë një ekonomi në dobi të njerëzve që punojnë. Kemi krijuar më shumë se 14.5 milionë vende të reja pune, kemi rritur pagat për dhjetëra miliona amerikanë. Sot, besimi i konsumatorëve është rritur dhe shpenzimet konsumatore janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Dhe megjithëse kemi më shumë punë për të bërë, duhet të jemi të qartë: ekonomia e Amerikës vazhdon të jetë më e forta në botë”, u shpreh Nën Presidentja, Kamala Harris.Kreu i Bankës Qendrore Amerikane që ruan me vendosmëri pavarësinë e saj nga trysnitë politike, është në një mendje.

“Ndjejmë se inflacioni po bie. Rritja ka qenë e fortë. Tregu i punës është i fortë. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të arrijmë në një vetëbesim në lidhje me inflacionin, ta kthejmë atë në nivelin 2 për qind dhe të fillojmë pastaj procesin e uljes së masave kufizuese”, tha Jerome Powell, Kryetar i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara.

Por rezultatet e një ankete të re nga agjencia e hulumtimeve Ipsos tregojnë se një numër në rritje i votuesve amerikanë nuk e besojnë një gjë të tillë dhe kjo po dëmton shanset e Presidentit Bien për t’u rizgjedhur.

“Pozicioni i Presidentit Biden në këtë fillim viti është dobësuar. Anketimi ynë tregon se aktualisht mbështetja ndaj tij është në nivelin 38 për qind. Dhe kjo është e rëndësishme sepse bazuar në përvojën tonë, një president në detyrë, që ka një përkrahje prej 40 për qind ose më shumë, ka më tepër shanse për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh
Cliff Young nga agjencia e hulumtimeve Ipsos .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit