-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PAMJET/ Brenda “Ujkut polar” ku vdiq Alexei Navalny

Kryesoret

I ndërtuar në vitet 1960, Kolonia e Arktikut “Ujku Polar” është një nga burgjet më djallëzore siberiane ku kundërshtari i Vladimir Putinit, Alexei Navalny kaloi ditët e tij të fundit.

I quajtur zyrtarisht si kolonia penale IK-3, ishte dikur pjesë e kampeve sovjetike të punës së detyruar apo “gulagëve” dhe konsiderohet si një nga burgjet më të vështira në botë.

Ai është në veri të Rrethit Arktik dhe të burgosurit përballen me temperatura prej -28 gradë Celsius në muajt e ashpër të dimrit. Burgu është përballur me akuza tortura dhe rrahje të të burgosurve, shumica e të cilëve janë të dënuar për krime të rënda.

Një ish-i burgosur thotë se trajtimi i ashpër nga rojet përfshinte mbytjen dhe goditjen me shkopinj. Të burgosurit kalojnë pothuajse të gjithë kohën në qelitë e tyre dhe kur nxirren jashtë u vendosen qese mbi kokë, që ata të mos e perceptojnë dot strukturën e burgut.

Ky burg ishte ndalesa e fundit për kundërshtarin e Putinit, Alexei Navalny, i cili u shfaq atje në dhjetor të vitit të kaluar pasi u zhduk për 20 ditë.

Tashmë është konfirmuar se ai vdiq në burg pasi vuajti probleme serioze shëndetësore dhe mesa duket u vendos përsëri në izolim para vdekjes së tij. Putin thuhet se u informua për vdekjen e rivalit të tij.

I pyetur për vdekjen e Navalny, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha: “Mesa dimë, në përputhje me të gjitha rregullat ekzistuese, FSIN [shërbimi i burgut] po kryen të gjitha kontrollet” – tha Peskov.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit