Një makinë tip Nisan ka përplasur për vdekje një këmbësor në autostradën Lushnjë-Fier.
Mësohet se këmbësori po kalonte rrugën me një karrocë dore, viktima është Hasan Selimi 65 vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën automjetit në autostradë.