Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi sot se ka marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani për hetimet mes dy institucioneve. Por Dumani tha pak ditë më parë se ka pasur raste kur kanë shmangur bashkëpunimin me policinë pas sipas tij ka efektivë të lidhur me krimin.
“Policia e shtetit dhe prokuroria e posaçme, drejtuesi i prokurorisë dhe drejtuesi i policisë kanë marrëdhëniet me të mira të besueshmërisë reciproke për hetimin e të gjitha problematikave që lidhen me krimin e organizuar.
Përkundrejt të gjitha deklarimeve, në një mënyrë apo tjetër, apo konteksti nuk i qëndrojnë policisë. Prokurori ka kompetencën që të kontrollojë dhe delegojë hetimet dhe është e drejtë e tij për të deleguar hetimin. Më pas do të keni trajtime të tjera sa i përket këtij rasti” tha ai.