-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘O Riza, hajde se u dogj burri’! Si vdiq mes flakëve 52-vjeçari në Shkodër

Kryesoret

Një 52-vjeçar humbi jetën mes flakëve në Shkodër, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa dëmtime. Një komshi i çiftit ka treguar përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë çiftit.

‘’Në orën 2 pa një çerek ka dalë e shoqja jashtë duke kërkuar ndihmë. Sepse vetëm unë e kam komshi. T’u bërtit o Riza o Riza, hajde se u dogj burri.

Djali ka ardhur e ka mbetur shakull në oborr prej trishtimit duke kërkuar ndihmë për të atin. Kam ardhur me djalë e me grua, jam futur deri në katin e parë te shkallët duke thirr emrin e të shoqit o Bahri.

Nuk është përgjigj. Kam marrë me u ngjit në kat të dytë, më ka dal tymi e flaka përballë.

Ka ardh djali pastaj më nje shok të vetin, janë ngjitur deri lart dhe kanë qenë duke ngel atje lart prej tymit. Kam marrë zorrën e ujit dhe jam munduar për me e fik zjarrin.

Kemi lajmëruar zjarrfikësen, ato mund të kenë ardhur pas 40 minutash’’, tha një nga komshinjtë që u përpoq të ndihmonte çiftin.

Merr flakë shtëpia në Shkodër, burri digjet brenda, del gruaja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit