-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna pas Tirana-Partizani/ Sulmohen arbitrat, tifozët përleshen rrugëve

Kryesoret

Derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani, ashtu si zakonisht edhe ditën e djeshme dhuroi spektakël në fushën e gjelbër me shifrat që u mbyllën 1-2 në favor të ‘Demave’.

Rezultat i cili lë bardheblutë ‘thatë’ në shtatë ndeshje radhazi ndaj rivalëve të tyre historik, dhe për më tepër aktualisht Tirana e gjen veten jashtë ‘Final Four’.

Por nëse skuadrat dhurojnë spektakël, dihet se tifozeritë e tyre përfshihen në skena dhune.

Drejtoria e “Air Albania”, kishte hequr karriget në dy pjesët e ultrasve. Një gjendje që do të qëndrojë edhe në “Final 4”, që stolat të mos fluturojnë nga tribunat drejt fushës së lojës.

Megjithatë skena edhe më të rënda dhune përfshinë derbin në përfundim të tij.

dy anëtarë të stafit të Tiranës, polemizojnë me gjyqtarin Eldorado Hamiti, por ndalen nga stjuartët. Më pas, arbitri i derbit Partizani-Tirana, Eldorian Hamitaj, së bashku me ndihmësit e tij, është goditur me gota birre pas përfundimit të ndeshjes së fituar nga të kuqtë me rezultatin 2-1.

Ndeshja përfundoi me 14 kartonë të verdhë (7 për secilin ekip) dhe 2 kartonë të kuq (1 për secilin ekip), gjë që duket se nuk i ka pëlqyer tifozëve, të cilët pakënaqësinë e tyre e shprehën në një mënyrë të shëmtuar ndaj arbitrit kryesor

-Derbi mes “Partizanit” dhe “Tiranës” ka vazhduar edhe pas mbarimit të ndeshjes. Por këtë herë në rrugët e Tiranës. Një grup të rinjsh, tifozë të “Partizanit” janë përleshur me mjete të forta me një grup të rinjsh, dyshohet tifozë të “Tiranës” pranë kompleksit “Kika” në Komunën e Parisit”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie që kanë qetësuar situatën. Mësohet se nga përleshja mes të rinjve nuk ka pasur të plagosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit