Një sherr i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Sarandë ku një person është qëlluar me qytën e pistoletës.
Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës ndërsa i plagosuri është Kristo Ballkoni, 31-vjeç banues në Sarandë. Ai dyshohet se është goditur me një qytë pistolete në fytyrë.
Mësohet se i riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë.
Policia prej mesnatës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.









