Opozita nis protestën para Bashkisë me molotov

Ka nisur ashtu siç ishte parashikuar protesta e 7-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës kur kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt. Protestë e cila ka filluar menjëherë me tensione pasi protestuesit kanë hedhur menjëherë lëndë piroteknike, molotov. Katër shpërthime radhazi janë dëgjuar para derës së bashkisë ndërkohë që policia ka bërë thirrje për qetësim. /5pyetjet.al