-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet gjyqi i Berishës, avokati: Kemi vendimin, si u dënua Gjoka në Greqi

Kryesoret

Shtyhet gjyqi për Sali Berishën. Avokati Genci Gjokutaj i ka kërkuar sot gjyqtares Irena Gjoka për të disatën herë që të heqë dorë nga dosja e Sali Berishës për shkak se ka fshehur një vendim nga drejtësia greke që e ka ndaluar që të futet në zonën Shengen.

Gjokutaj tha se nëse nuk jep dorëheqjen do të depozitojnë sërish kërkesën për përjashtimin e saj. Avokati tha më tej se ka vendimin e gjykatës greke për Gjokën.

Gjykata e Athinës pohon ndalimin e gjyqtares për të hyrë në zonën Shengen, që nuk është pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit. Në gjykatë dorëzuam kopjen e gazetës greke. Kjo është shumë specifike.

I vetmi person që e di saktë dhe qartë është vetë gjyqtarja që ka qenë kërkuese për të anuluar aktin administrativ për ndalimin në zonën Shengen. Ne i kërkuam gjyqtares që të heqë dorë nga çështja.

Nuk e mohoi apo pohoi. Nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqjen, ne do të bëjmë kërkesë për përjashtimin e saj. Ne për Irena Gjokën kemi vendimin e gjykatës dhe kopjen e gazetës” tha Gjokutaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit