-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis takimi trepalësh për ‘Dinarin’ në Bruksel, Lajçak: Jam optimist!

Kryesoret

Ka nisur në Bruksel takimi mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të Serbisë, Petar Petkoviç për çështjen e dinarit.

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur optimist për finalizimin e zgjidhjes rreth ndikimit të zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore, në mesin e komunitetit serb. Ky është takimi i shtatë me radhë për këtë çështje.

“Do të jem nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme dhe të qëndrueshme për ata që preken nga Rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme.

Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkoj fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka njoftuar Lajçaku.

Të dielën e javës që shkoj ka skaduar plani i aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për periudhën transitore për dinarin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit