-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy anëtarët e Kushtetueses që votuan pro lirimit të Fredi Belerit

Kryesoret

Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy anëtarë që kanë qenë pro lirimit të Alfred Belerit nga qelitë e burgut.

Nuk kanë mundur të ndryshojnë qëndrimin e shumicës, që konfirmoi masën “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja, e kanë vlerësuar si jo të përshtatshme këtë masë sigurie.

Qëndrimi i dy gjyqtareve në trupën 9 anëtarësh të Kushtetueses, del në dritë në vendimin e arsyetuar ndaj Belerit, të sigururar nga A2 CNN. Në verdiktin e zbardhur, anëtarët e pakicës arsyetojnë se Kushtetuesja duhet të vlerësonte çështjen jo vetëm në rrethanat e procedimit penal ndaj Belerit, por edhe funksionit kushtetues që ai pritej të ushtronte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit