Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro rezolutën antikorrupsion të PS-së. Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula.
Të gjithë deputetët e tjerë të opozitë nuk morën pjesë duke abstenuar votimin.
Vetë kryeministri Rama ishte sot në Kuvend për të mbrojtur pr/rezolutën ku u shpreh se komisioni i posaçëm nuk ka lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme.
Në sallën e Parlamentit nuk kanë munguar as tonet e larta me kreun e grupit të PD Gazment Bardhi i cili i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke i thënë “ti do të luftosh krimin dhe korruspionin?”.
“Ti je mafioz, je pronari i Arben Ndokës. Na e solle këtu dhe bashkë me të u shpallët si dashnorë të drejtësisë, ndërkohë që porosisnit vrasje”, iu drejtua Bardhi kreut të qeverisë.