-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania ia bën të qartë Serbisë: Vendosni nëse doni BE-në apo jo

Kryesoret

Kryetari i komitetit të punëve të jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth u takua me presidentin Aleksander Vuçiç gjatë një vizite ne Beograd.

Ai i shprehu shqetësimin e tij për fyrjet drejtuar Gjermanisë, i cili është një shtet mik me Serbinë.
“Duam ta shohim Serbinë në BE por na duhet një pikë kthese, një ndryshim në politikën serbe, ku të shohim përkushtim të fortë ndaj demokracisë, zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Koha nuk premton më! BE ka bërë gabime kur vjen puna tek Ballkani Perëndimor, nuk I ka mbajtur premtimet, dhe normalisht njerëzit këtu janë të frustruar. Por nëse nuk marrim përgjegjësi si një Europë e bashkuara dhe demokratike, regjime autoritare si Rusia e Kina do të shtojnë ndikimin e tyre në rajon”, ishin fjalët e zyrtarit gjerman.

Ai u dakordësua me pohimin e Vuçiç, se bisedimet kishin qenë të hapura por të vështira. Pyetja kryesore që siç tha i kishte bërë presidentit ishte: A doni vërtet ta çoni Serbinë në BE, dhe nëse po, si do ta bëni këtë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit