-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunimi i Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë: Do të përshkallëzojmë qëndrimin

Kryesoret

Mëngjesin e 29 maj në zonën e ish-bllokut u krijua një sulm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Në një njoftim për shtyp Dhoma e Avokatisë e ka cilësuar këtë si një sulm ndaj drejtësisë.

“Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomës, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij,  nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve,  për atë ç’ka i ndodhi kolegut Tonë”, reagon Dhoma e Avokatisë.

Gjithashtu Dhoma e Avokatisë nënvizon se do të përshkallëzojë qëndrimin me qëllim mostolerimin e dhunës ndaj avokatisë, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit