-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kush ju katandisi kështu?’, Rama i tregon gazetarit fotot e dhunës: Burimet tuaja…

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për RAI 3 i ka treguar gazetarit italian Giorgio Mottola një foto të tij të vjetër ku ka qenë i dhunuar.

Rama në atë kohë ka punuar si gazetar në gazetën “Koha jonë” pasi në atë kohë shkroi artikuj kundër pushtetit, në vitin 1996.

Kryeministri: Unë ju flas për faktin. Për mua, të bësh gazetarin, është një gjë e madhe. Ky jam unë.

Rai3: Jeni ju këtu në foto?

Kryeministri: Jam unë.

Rai3: Çfarë ju ndodhi? Me flokë, nuk ju njoh.

Kryeministri: Sepse unë bëja gazetarin.

Rai3: Në ‘97-ën.

Kryeministri: Ky jam unë.

Rai3: Kush ju katandisi kështu?

Kryeministri: E patë që i kisha vendosur mbrapa. M’i solli një vajzë, e cila ka çelur një ekspozitë për lirinë e shtypit dhe i nxori, edhe pse i thashë që janë parë tashmë. Unë e di çfarë do të thotë të jesh gazetar.

Rai3: Kush ju katandisi ashtu, Kryeministër?

Kryeministri: Burimet prestigjioze që keni intervistuar ju për serinë e parë.

Rai3: Nuk ka qenë as burim, as i intervistuar. Po të kishte qenë për opozitën dhe çështjen e opozitës, do të vija te ju, për t’ju intervistuar për Berishën, po të kishte qenë çështje e opozitës.

Kryeministri: Mos më përmendni më emra këtu. Më pyetët “kush”? Unë ju dhashë përgjigje. Nuk është ai tema. Tema është kjo. Unë e di çfarë do të thotë të luftosh për lirinë e fjalës. Di edhe çfarë do të thotë të kesh ende mbi lëkurë shenjat, këtu dhe këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit