-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roth: Lidhjet me Vuçiçin mund ta minojnë rrugën evropiane të Malit të Zi

Kryesoret

Kreu i Komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut Michael Roth shprehet se aleancat me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç mund t’i minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi.

Është shqetësuese kur politikanët malazias kanë lidhje të ngushta me një lider që është dëshmuar se është partner jo i besueshëm për BE-në dhe rajonin. Aleanca të tilla mund të minojnë aspiratat evropiane të Malit të Zi.

Udhëheqësit e vendit duhet të kenë prioritet angazhimin e tyre ndaj vlerave dhe parimeve demokratike të BE-së për të qëndruar në rrugën e duhur.

Vendi tani ka shans real për të kapërcyer ndarjet, qofshin ato etnike, fetare apo politike, në përpjekje të përbashkët për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian – ky shans është unik dhe i ndjeshëm ndaj kohës dhe nuk duhet të minohet”, ka thënë Roth në një intervistë dhënë mediumit malazias “Pobjeda”.

Ai ka shprehur shqetësim edhe për ndikimin e fortë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, veçanërisht për shkak të pjesëmarrjes së saj në sistemin arsimor dhe ndikim e saj te të rinjtë.

Në këtë kuptim, roli i Kishës në Mal të Zi është shqetësues. Jam dakord me vlerësimin e Parlamentit Evropian se Kisha Ortodokse Serbe vepron si një kanal i ndikimit rus dhe se paraqet kërcënim për integrimin evropian të Malit të Zi”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit