Opozita bllokon foltoren e Parlamentit, ndërpritet seanca 5 minuta. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka rrëzuar që në nisje dy kërkesat e grupit të Sali Berishës. E para ishte kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë.
Së dyti u rrëzua kërkesa për të futur Sali Berishën në grupin e PD-së. Ish-kryeministri u pezullua nga Lulzim Basha në shtator 2021 në nisje të legjislaturës pasi u shpall non grata.
Në grupin parlamentar u futën më parë disa deputetë të përjashtuar, por interpretimi për Berishën është i ndryshëm nga Nikolla.
“Ju detyron rregullorja të njoftoni që Berisha është pjesë e grupit, ca keni ju me vendimet e grupit të PD. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup ose jo. Ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime të tilla” tha Edmond Spaho.
Jashtë Parlamentit po bëhen gati protestuesit, të cilët kanë mbledhur edhe goma.
Skenari si tek bashkia! Opozita mbledh gomat para parlamentit









