-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbështet planin e armëpushimit mes Izraelit dhe Gazës

Kryesoret

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për të mbështetur një plan armëpushimi të propozuar nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Gazës. Propozimi përcakton kushtet për një “armëpushim të plotë”, lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, kthimin e trupave të pengjeve të vdekur dhe shkëmbimin e të burgosurve palestinezë. Katërmbëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan në favor të rezolutës së hartuar nga SHBA, ndërsa Rusia abstenoi.

Rezoluta thekson se Izraeli e ka pranuar propozimin e armëpushimit dhe i kërkon Hamasit që gjithashtu të pajtohet me të. Kjo do të thotë se Këshilli i Sigurimit i bashkohet një numri qeverish, si dhe grupit G7 të kombeve më të pasura në botë, në mbështetjen e planit trepjesësh që u zbulua nga Presidenti Joe Biden më 31 maj. Biden e përshkroi atë atëherë si një propozim izraelit për armëpushim. /BBC

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit